Ajaxi nga Amsterdami tregoi edhe një herë se rastësisht nuk e rrëzoi kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin.
Pas rrëzimit të kampionit në fuqi të Evropës e bëri me vaj edhe Juventusin, duke e lënë të shtangur midis Torinos. Ajaxi triumfoi me 2:1 dhe falë barazimit (1:1) në sfidën e parë në Amsterdam, me rezultat të përgjitshhëm 3:2 eliminoi kampionin italian Juventusin.
“Zonja e Vjetër” e hështur dhe lëshoi rastin ideal me Cristiano Ronaldon që të shkojnë në gjysmëfinalen e Champions League. Nuk mjaftoi goli i Cristiano Ronaldos në minutën e 28-të, sepse kjo e ndezi edhe më fortë Ajaxin, sidomos në minutat vijues dhe shënuan dy herë duke e lënë të shtangur ekipin vendas. Në minutën e 28-të, Cristiano Ronaldo me kokë nga afërsia shënon për 1:0. Pas gjashtë minutave (34’) van de Beek barazoi rezultatin 1:1, pasi që e zuri në gjumë mbrojtjen vemdase. Në minutën e 67-të, Matthijs de Ligt e shokon Torinon kur shënon për rezultatin 1:2 në favor të Ajaxit dhe që i hapi rrugën e kualifikimit, ku tani e presin Tottenhamin ose Manchester Cityn në gjysmëfinale.
Barcelona me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Manchester Utd, duke shkuar më tutje dhe e presin në gjysmëfinalen Liverpoolin ose Porton. Barcelona avancon tutje me rezultat të përgjithshëm 4:0, pasi që sfidën e parë e kishte fituar në ‘Old Trafford’ me 1:0. Në minutën e 16-të, magjia e Lionel Messit përvëluese për Manchester Utd.
Kjo epërsi e hershme ishte një goditje e madhe për skuadrën angleze. Ai iu shmang disa futbollistëve dhe nga rreth 18 metra la të shtangur portierin e Manchester Utd, 1:0.
Në minutëm e 20-të, sërish Messi, në formë dhe shënon për 2:0. Messi nga rreth 18 metra me një goditje përtoke ku topi futet ndër krahët e portierit të Manchester Utd, de Gea dhe në këndin e djathtë, 2:0.
Në minutën e 61-të, gjithçka e qartë, Barcelona siguron vizën për në gjysmëfinalen e madhe të Champions League. Futbollisti Philippe Coutinho thellon fitoren në 3:0. Barcelona dhe Ajaxi janë kualifikuar në gjysmëfinale, tani pritet t’i bashkohen edhe dy ekipeve tjera. Senzacionale është Ajaxi, për shkak se ka arritur në mesin e katër skuadrave dhe ka gjasat e mëdha që të shkojë edhe në finalen e madhe që do të ishte befasia më e madhe deri me tash.
BARCELONA 3-0 MANCHESTER UNITED
JUVENTUS 1-2 AJAX
