Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në përballjen me Newcastle United.
Në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e 32-të në Premierligë, ‘gunners’ dolën me tri pikë të vlefshme, duke shënuar fitore me rezultatin 2:0.
Goli i parë në këtë takim erdhi nga mesfushori uellsiani, Aaron Ramsey, kur po luhej minuta e 30’ e takimit, shkruan lajmi.net.
Për të vulosur fitoren e skuadrës nga Londra veriore u përkujdes sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, në minutën e 82’ të takimit.
Me këtë fitore, Arsenal tashmë grumbullon 63 pikë, dhe pozicionohet në vendin e tretë në renditjen tabelare.