Pershendetje ! Po e shoh qe ktu po shkrujn shume historia po du edhe une me shkru historin e jetes teme ! Historia jem fillon qysh ne vitin 1999 ku f.orcat serbe ma v*an babin tem e une isha femija i pare edhe i vetem, une mami edhe gjysherit u strehum ne Shqipni po fatkeqsisht si shume prind tjer edhe baba jem e dha jeten per liri.


Pas shume kohe une isha ende e vogel me than te drejten nuk mkujtohen senet po tash jom rrit edhe normal qe gjyshja edhe gjyshi mi kan tregu gjanat njo ka njo.

Nana jem qe spo muna me e qujt nan se aja nuk osht nan per mu mka lan mas l.ufte mas do vjete per ni burr tjeter, mka lan te gjyshja e gjyshi e nuk i ka interesu per qiken e vet per evladin e vet mka lan me dy pleq qe per mu jon krejt bota qe mkan rrit me shum dashni e kujdes qe jon munu ne krejt format me mi plotesu krejt deshirat e mos me mlan mem mungu kurgjo e une jom shume falenderuse per gjyshin e gjyshen teme qe mkan rrit me krejt te mirat.

E sot nanes teme i ka ra ne men per mu mas 15 vjete i ka ra ne men qe ka lon nje qik dikun, masi e ka kriju jeten e vet e ka bo fmi tjer, e si ka interesu a kam me hanger a me pi, e su kan ngat meje kur une jom kan e semure, kur une kom pas nevoj po gjithmone gjyshja ma ka zevendesu nanen e gjyshi baben, sot aja gru ka ftyr me mlyp po une sdu me ia pa sy se nan osht ajo qe te rrit e jo aja qe te lind, qka mendoni ju a e meriton ajo gru qe une me i fol e me dal me taku?


Previous Next