Edhe pse është bashkëlojtar i Lionel Messit në Barcelonë, Malcom nuk e konsideron argjentinasin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohëve.

Për brazilian e Barcelonës, Malcomin, bashkëkombësi i tij legjendar, Pele, ishte më i mirë sesa Messi.


“Gjërat që Messi i bën vazhdojnë të më habisin. Ti nuk mund ta parashikosh atë që ai e bën. E dimë që ai mund të vijë nga e majta, mirëpo nuk e dimë se kur do ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Malcom për Esporte Interativo.

“Ai gjithmonë është në pritje për këndin e përsosur, momentin specifik. Ai është i mrekullueshme. Është një ndjenjë me të vërtetë e veçantë të luash me të”.

“Messi do të konsiderohet më i miri në histori pas Peles. Nuk e mendoja një gjë të tillë para se të vija në Barcelonë, por tani që jam shumë afër tij, e shoh se si punon ai ditë pas ditë dhe e shoh që është i mrekullueshëm”.

“Për momentin, Messi është më i miri në botë dhe është shumë përpara të gjithë të tjerëve. Ai mund ta vendosë fatin e ndeshjes brenda dy minutave”.

Kjo deklaratë e Malcomit vjen disa muaj pasi vetë Pele kishte thënë se ai dhe Diego Maradona ishin lojtarë shumë më të mirë sesa Messi, për të cilin pretendoi se di të luaj vetëm me njërën këmbë.

“Maradona ishte shumë më i mirë sesa Messi. Ai e përdor vetën njërën këmbë”, kishte thënë Pele për O Rei.


Previous Next