Ka përfunduar ndeshja në mes të Burnleyt dhe Manchester Cityt.
Manchester City ka arritur që me shumë vështirësi t’i fitojë tri pikë në javën e 36-të në Premierligës.
‘Citizens’ fituan 1 me o në udhëtim te Burnley, duke vazhduar kështu në kreun e tabelës, me një pikë më shumë se Liverpool.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në pjesën e dytë Sergio Aguero e zhbllokoi rezultatin, duke shënuar për 1 me 0 në minutën e 63′-të.
Pas javës së 36-të, Manchester City gjendet në vendin e parë me 92 pikë, një më shumë se Liverpooli, në të dytin.