Mesfushori belg pritet t’i bashkohet verdhezinjve gjatë verës.
Borussia Dortmund është afër transferimit të parë të madh për verë. Verdhezinjtë kanë përforcuar repartin e sulmit, pasi kanë arritur marrëveshjen me Thorgan Hazard.
Ka qenë vetë 26-vjeçari, Thorgan, i cili është vëllai i Eden Hazard të Chelseat, ai që ka lajmëruar skuadrën e tij të re.
“Kam një akord me Borussia Dortmundin. Kam biseduar me ta dhe kemi mbyllur gjithçka. Tani është në dorë të klubeve për të mbyllur transferimin”.
Hazard është pjesë e Borussia Monchengladbach, ndërsa për të ka pasur interesim edhe nga klubet e Premier Ligës.