Presidenti Hashim Thaçi sot ka përdorur fjalor të pazakontë para komisionit hetimor për rastin e gylenistëve veçmas ndaj deputetit Sami Kurteshi.
Ka rënë në sy ajo çfarë Thaçi i ka thënë Kurteshit kur është kthyer pas pauzës në Komision.
Dialogu mes tyre shkoi saktësisht kështu:
Thaçi: Sami a je mërzit?
Kurteshi: Jo hiç valla…po na djegin sytë, si kryp kur po na bjen në sy…
Thaçi: O bre, i omel je ti…
Kurteshi: S’je ma i keq edhe ti
Thaçi: Bletët të honkshin…