Duke pasur parasysh se sa shpesh i shohim Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon duke shënuar gola nga gjuajtjet e lirë, lehtë kemi supozuar se ata janë më të mirët nga kjo pozitë.

Sidoqoftë, kur është fjala për lojtarët që kanë shënuar gola më së shumti nga gjuajtjet e lira, ata nuk janë as në top 10 pozitat e para.


Në fakt, ata mund të mos jenë të lumtur kur do të mësojnë se para tyre, renditet edhe një portier.

Më i miri në gjuajtjet e lira është Juninho, ish mesfushori i Lyon, sipas një liste të publikuar nga Give Me Sport.

Legjenda braziliane renditet i pari me 77 gola, duke lënë pas Pelen, me 70.

Në top dhjetë janë edhe Ronaldinho, Ronald Koeman dhe portieri legjendar Ceni.

Renditjen e golashënuesve më të mirë nga gjuajtjet e lira, e gjeni në fotografinë e mëposhtme:


Previous Next