Revista franceze e futbollit “France Football” e ka paraqitur listën e 20 futbollistëve më të paguar në botë, shkruan Zëri.info.

Shifrat përfshijnë pagën vjetore të cilën e marrin futbollistët në klub, por edhe bonuest e ndryshme deh të ardhurat komerciale nga sponsorët.

Ashtu siç është pritur, të paprekshëm janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.


Argjentinasi për një vit realizon të ardhura prej 130 milionë eurove, ndërsa në pozitën e dytë është CR7 me 113 milionë euro, përderisa i treti është braziliani Neymar (91,5 milionë).

Pas tyre pasojnë Antoine Griezmann (44 milionë euro), Gareth Bale (40,2 milionë euro), Andres Iniesta (33 milionë euro).


Previous Next