Ylli holandez, Arjen Robben, do të luajë sezonin e fundit me skuadrën e Bayern Munich.
Aventura e anësorit holandez në ‘Allianz Arena’ do të përfundojë në fund të këtij edicioni, kur edhe skadon kontrata e tij.
Lojtari ka bërë të ditur se nuk është i vendosur nëse do t’i jap fund karrierës, duke lënë të hapur mundësinë për oferta.
Kështu, interesim për lojtarin ka ardhur nga MLS. Është skuadra e Torontos ajo që dëshiron nënshkrimin e Robben, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.
Një tjetër opsion për anësorin e Bayern është edhe rikthimi tek ish skuadrat si PSV Eindhoven apo Groningen.