Një ngj.arje e pazakontë raportohet nga mediat serbe, dhe ku në qendër të saj është një nuse shqiptare.
Sipas një artikulli të “Kurir”, një person nga Serbia që po kërkonte nuse shqiptare, kishte paguar plot 1500 euro një agjencie për të ja bërë këtë të mundur.
“Një burrë nga Prokupla ka rënë në kontakt me një agjenci nga Shqipëria dhe i ka dhënë rreth 1500 euro për t’i gjetur grua. Përfaqësues të agjencisë u paraqitën shpejt e nusja shkoi në Serbi me një grua e një burrë i cili u paraqit si daja i saj. Vajza është dashur të qëndronte në shtëpinë e dhëndrit ‘për provë’ e pastaj të martoheshin”, ka thënë një burim i afërt i familjes së dhëndrit për “Kurir”
Por nusja që i kishin gjetur serbit është larguar nga banesa një natë para martesës. Sic raporton ‘Kurir’, pasi e ka kërkuar për dy ditë nusen, dhëndri nga Serbia ka bërë de.noncim në polici.
“Burri i dë.shpëruar u përpoq ta gjente, dy ditë e kërkoi nëpër qytet, por nuk e gjeti. Supozohet që ajo tashmë të jetë thyer në Shqipëri. Ai ka bërë de.noncim në polici, e cila po përpiqet të gjejë ma.shtruesit”, ka thënë një familjar i dhëndrit, raportojnë mediat serbe.
Për këtë arsye Prokuroria në Prokupla ka nisur një hetim për personat e agjencisë që ndërmjetësonin martesën e serbëve me shqiptarët kundrejt pagesës.