Ka përfunduar pa fitues por me shumë emocione dhe spektakël ndeshja mes Villarrealit dhe Barcelonës.
Ndeshja e zhvilluar në ‘El Madrigal’ ka përfunduar pa fitues, 4:4.
Edhe pse pa Lionel Messin në formacionin startues, Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar dy herë brenda 16 minutave.
Philippe Coutinho në minutën e 12’ dhe Malcom në minutën e 16’, i dhanë epërsi prej 0-2 Barcelonës.
Vendasit në minutën e 23’ arritën të ngushtonin epërsinë në 2:1.
Pjesa e dytë doli të jetë e jashtëzakonshme për Villarrealin, që shënoi edhe tri herë tjera.
Karl Toko Ekambi në minutën e 50’ barazoi rezultatin në 2:2. Vicente Iborra në minutën e 62’, kaloi për herë të parë në epërsi vendasit, kur shënoi për 3:2.
Në minutën e 80’, Villarreal shënoi edhe golin e katërt, për 4:2.
Barcelona nuk u dorëzua deri në fund, duke arritur të barazonte rezultatin në 4:4 deri në fund të ndeshjes.
Lionel Messi fillimisht me një super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 90’ shënoi për 4:3.
Ndërsa, Luis Suarez u përkujdes që në frymën e fundit të shënonte për barazimin 4:4, në ndeshjen më emocionale të kësaj sezoni në La Liga.