Ministrja e Arsimit ka vendosur që të pezullojë nga puna mësuesen në Kukës, e cila ofendonte me fjalët nga më të rëndat nxënësit e klasës së katërt.

Denoncimi për mësuesen Bedrie Kastrati në shkollën 9 vjeçare ‘Bajaram Curri’ erdhi mbrëmjen e djeshme nga emisioni Stop, ndërsa këtë të mërkurë Ministrja Shahini është shprehur se një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet e për këtë mësuesja është pezulluar nga puna.


Statusi i Shahinit:

E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dh*unës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dh*unë fizike, verbale apo psikologjike.

Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dh*una e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.

Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.

Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve.


Previous Next