Shtohen zërat për një transferim të mundshëm të Thomas Strakoshës në Premier Ligë, sezonin e ardhshëm. Mediat britanike raportojnë se Totenhemi nuk i ndahet portierit shqiptar, teksa në sfidën mes Interit dhe Lacios, drejtues të klubit londinez kanë qenë të pranishëm në stadium për të ndjekur nga afër portierin e klubit kryeqytetas.


Mosha e portierit aktual Hugo Loris dhe forma jo e qëndrueshme e tij, ka detyruar drejtuesit e Tottenhemit që të mendojnë për zëvendësuesin e tij, teksa këta të fundit janë duke përgatitur edhe ofertën për Strakoshën.

Palët pritet të nisin shumë shpejt bisedimet në lidhje me transferimin e shqiptarit. Presidenti i klubit të kaltër kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë 24-vjeçarin në merkaton e verës.



Previous Next