Pavarësisht dështimeve të shumta, kampioni i botës në atletikë, Usain Bolt, nuk heq dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionist.

Xhamajkani është kthyer në Europë, ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin francez Paris FC.


Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi francez nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

Kujtojmë që Paris FC militon në ligën e dytë franceze. Usain Bolt është 33-vjeç dhe ka nisur përgatitjet me klubin, për të qenë gati sezonin e ardhshëm.





Previous Next