Evertoni po e heton një video që shfaq portierin e tyre dhe të kombëtares së Anglisë, Jordan Pickfordin në një p*ërleshje në rrugë në qytetin e tij, Sunderland.

Videoja që po qarkullon online, është bërë disa orë pasi Pickfordi ishte në stadiumin e ish ekipit të tij për ta parë ndeshjen kundër Portsmouthit në finalen e humbur të Trofeut Checkatrade të dielën.


Në deklaratën e Evertonit thuhet: “Klubi është i vetëdijshëm për një i*ncident ku thuhet të jetë i përfshirë një nga lojtarët tanë dhe po e shqyrtojmë atë çështje me kujdes.”

Në video, mund të dëgjohen njerëz duke bërtitur “Jordan” derisa p*ërleshja ndalet para se njeriu që besohet se është Pickfordi tërhiqet z*varrë.

Pickfordi ka luajtur kundër West Hamit në fitoren e Evertonit 2 me 0 të dielën para se të shkonte në qytetin e lindjes së tij.

Muajin e kaluar trajneri i Evertonit Marco Silva kishte thënë se 25 vjeçari duhet të tregojë më shumë balanc emocional pas gabimeve mendore në ndeshjen e humbur 3-2 kundër rivalëve të ekipit të vendlindjes në Sunderland, Newcastle-it.

Shiko videon KËTU



Previous Next