Wolves ka treguar edhe një herë se është skuadër tejet e papërshtatshme për skuadrat e mëdha në Premierligës.
‘Ujqërit’ në shtëpi kanë arritur të mposhtin Manchester Unitedin me rezultat 2:1, duke e përmbysur rezultatin.
McTominay në minutën e 13’, kaloi në epërsi 0-1 skuadrën mysafire.
Kjo epërsi nuk zgjati shumë, pasi Jota në minutën e 25’ shënoi për 1:1.
Në pjesën e dytë, Wolves arriti të shënonte golin e fitores, i cili u realizua përmes Cris Smalling, që aksidentalisht mposhti portierin e tij, David De Gea.
Kjo humbje e largon Manchester United nga ‘top 4’, duke rrezikuar vendin që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Në anën tjetër, Wolves me këto tre pikë renditet në vendin e shtatë me 47 pikë.