Ajax vazhdoi me paraqitje të mira në Ligën e Kampionëve këtë sezoni, pasi ata mundën Tottenhamin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së tyre të martën mbrëma.

Goli i Donny van de Beek në minutën e 15-të i dha Ajax një fitore ndaj Tottenhamit – por gjithashtu kjo fitore nënkupton që kampionët holandezë kanë fituar tre ndeshje si mysafir në fazat e eliminimit.


Ekipi i Erik ten Hag e ka mundur Real Madridin, Juventusin dhe tani Tottenhamin në ndeshjet si mysafir.

Është e pabesueshme ndoshta, por Manchester City ka arritur tre fitore si mysafir në fazën e eliminimit në historinë e tyre. City mundi Schalke këtë sezon, Basel vitin e kaluar dhe Dynamo Kyiv në vitin 2016.

Ajax është afër për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon – diçka që nuk kanë bërë që nga viti 1995.


Previous Next