Deklaratat e Gareth Bale se futbollistët janë si robotë ka shkaktuar disa polemika, veçanërisht në Spanjë.
Një psikolog i sportit ka treguar se anësori i Real Madrid duhet të kërkojë psikoterapi për të kapërcyer këto mendime.
Argumenti i tij është se Bale ka kaluar shumë kohë larg futbollit me lëndime, kështu që kjo ndoshta është një arsye për deklaratat e tij.
”Kur keni shumë lëndime, kjo është një simptomë e mosbalancimit [në tru]”, i tha Radio Marca-s Sergio Garcia, një psikolog sportiv.
‘’Unë mendoj se Bale mund të kalojë këtë me psikoterapi’’.
Ndryshe, uellsiani ka probleme të mëdha me Realin, pasi Zinedine Zidane i ka bërë me dije se ai nuk është në planet e tij. Çmimi dhe paga e lartë kanë bërë që asnjë ekip të mos paraqesë ofertë zyrtare për të.