Qendër mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk, ka qenë një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe gjatë këtij sezoni.

Lojtari ka pasur paraqitje solide me skuadrën e Liverpool, duke qenë lideri i mbrojtjes së ‘The Reds’, duke mos u dribluar asnjëherë në vitin 2019.


Por, sipas disa statistikave të publikuara, sezoni i yllit të Liverpool qëndron më dobët sesa ai i Phil Jones në edicionin 2014/15.

Gjithashtu, edhe Chico Flores (2012/2013) ka pasur rezultate më të mira, nëse bazohemi në mesataren e notës së ndeshjes.

Më poshtë ua përcjellim mbrojtësit me paraqitje të ngjashme (sipas vlerësimit për ndeshje) të Van Dijk, gjatë 10 viteve të fundit.

2018/19: Van Dijk (7.4), Fabian Schar (7.3)

2017/18: Shkodran Mustafi (7.4), James Tomkins (7.3)

2016/17: Nicolas Otamendi (7.6)

2015/16: Laurent Koscielny (7.5)

2014/15: Phil Jones (7.5), Laurent Koscielny (7.4)

2013/14: Martin Skrtel (7.5), Curtis Davies (7.4)

2012/13: Vertonghen (7.6), Chico Flroes (7.5).


Previous Next