Superylli i Barcelonës prin në ligë dhe në Evropë në garë për golashënuesin më të mirë këtë sezon, por cili është rekordi i tij kundër klubit të Jurgen Kloppit?

Lionel Messi vazhdon t’i thyejë barrierat në çdo sezon të ri dhe nuk po tregon shenja të ngadalësimit as në moshën 31-vjeçare.


Momentalisht, sulmuesi argjentinas është i pari në garë për Këpucën e Artë Evropiane, duke i lënë prapa Kylian Mbappen, Mohamed Salahun deh Cristiano Ronaldon. Messi e shënoi golin e vetëm kundër Levantes për t’ia fituar titullin e 26-të Barcelonës në La Liga këtë fundjavë.

Po ashtu, Messi prin edhe në garë për golashënuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, para gjysmëfinales me Liverpoolin, me 10 gola. Ai shënoi dy gola në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Manchester Unitedit dhe tani gjiganti i La Ligës shihet si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve, pas eliminimit të Juventusit, Real Madridit dhe Manchester City.

Por, me Barçën që përballë do ta ketë pretendentin për titull në Premierligë, Liverpoolin, në gjysmëfinale, Messi ballafaqohet me disa pengesa të tjera para se t’i sigurojë finalen skuadrës së tij.

Cili është rekordi i 31-vjeçarit ndaj Liverpoolit?

Për habi, Messi nuk ka shënuar gol kundër gjashtë ekipeve nga 37 në total me të cilat është përballur në Ligën e Kampionëve, njëra prej tyre është Liverpooli.

Argjentinasi është takuar dy herë me të kuqtë në Ligën e Kampionëve, në 1/8 e finales në sezonin 2006/07.


Ai takim përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2:2 pas dy ndeshjeve, por Liverpooli kaloi tutje falë golave të shënuara si mysafir. Liverpooli kishte fituar 2:1 në Camp Nou falë golave të John Arne Riise dhe Cragi Bellamy, e fitoja 1:0 e Barçës në Anfield nuk kishte qenë e mjaftueshme.

Messi, megjithatë, do ta ketë rastin të shënojë kundër të kuqve, më 1 dhe 7 maj në gjysmëfinale.

Ekipet kundër të cilave Messi nuk ka shënuar gol asnjëherë në Ligën e Kampionëve.


Previous Next