Ditët e fundit lajmi më i rëndësishëm në Spanjë ka qenë kërkesa që Sergio Ramos i ka bërë Real Madridit për ta lënë të lirë.
Kapiteni ka marrë një ofertë të pabesueshme nga Kina, kontratë 3-vjeçare me 35 milionë euro në sezon, shifër thuajse 3 herë më e lartë se te Reali.
Problemi ishte se kinezët e duan yllin e Spanjës falas, ndaj Florentino Perez vendosi veton: kapiteni nuk largohet falas dhe Reali do 100 milionë euro.
Sot befasia e radhës: emisioni Los Jugones në Madrid zbulon se Perez është takuar sërish me Ramos, kanë diskutuar dhe mbrojtësi ka ndërruar mendje. "Do të qëndroj dhe do ta mbyll këtu karrierën", i ka thënë Ramos presidentit. Çështje e mbyllur!