Duket se Cristiano Ronaldo është ‘blerësi sekret’ i veturës luksoze, Bugatti La Voiture Noire, një model i cili i ka kushtuar hiç më pak se 18 milionë dollarë.

Model i tillë i Bugattit ekziston vetëm një në botë, pra ky i sulmuesit të Juventusit, i cili njihet si fans i flaktë i Bugattit, pasi që edhe më parë ka pasur veturë të tillë, shkruan Zëri.info.


La Voiture Noure që ka kuptimin e ‘veturës së zezë’ është ndërtuar në 110 vjetorin e kompanisë dhe është prezantuar në ‘Motor Show Gjeneva’.

Nëse ende nuk e keni parë strukturën e bukur të kësaj veture, atëherë bëhuni gati.

Ky model ka një motor të fuqishëm, me mbi 1500 kuajfuqi.

Gjithashtu, vetura në fjalë kap shpejtësinë prej 420 km/h, kurse shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 2.4 sekonda, një shpejtësi e jashtëzakonshme nga një veturë mahnitëse.


Kjo nuk do të jetë hera e pare që Cristiano Ronaldo porosit një Bugatti.

Pas triumfit historik të Portugalisë ndaj Francës në “Euro 2016”, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” bleu një Bugatti Veyron në vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

Gjithashtu, vlen të përmendet se Ronaldo posedon edhe një Ferrari F430, Phantom Rolls-Royce, Lamborghini Aventador, Maserati GranCabrio dhe një Bentley Continental GTC./Zëri.info



Previous Next