Në listën prej dhjetë golashënuesve më të mirë nga gjuajtja e lirë, Enis Bardhi radhitet i treti, menjëherë pas Lionel Messit të Barcelonës dhe Neymarit të Paris Saint-Germainit.
Squawka, uebsajt i famshëm për grumbullimin e statistikave, ka bërë të ditur se Enis Bardhi është futbollisti i tretë më i saktë nga gjuajtjet e lira.
Kjo statistikë është nxjerrë duke i studiuar top pesë ligat e Evropës gjatë tre vjetëve të fundit, si dhe ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League.
Në këtë listë, lojtarët u ranguan varësisht nga numri i golave të shënuara nga gjuajtjet e lira që nga fillimi i sezonit 2016/17 dhe nga përqindja e tyre e saktësisë.
Enis Bardhi, i cili e përfaqëson Levanten dhe ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut, i ka shënuar gjashtë gola nga gjuajtja e lirë, me saktësi 17.14 për qind. Para tij radhiten vetëm Lionel Messi me 17 gola dhe Neymari me nëntë.
Top 10 golashënuesit më të mirë nga gjuajtja e lirë:
1. Leo Messi – Barcelona
Gola nga gjuajtjet e lira – 17
Përqindja e saktësisë: 12.78 %
2. Neymar – PSG dhe Barcelona
Gola nga gjuajtjet e lira – 9
Përqindja e saktësisë: 19.57 %
3. Enis Bardhi – Levante
Gola nga gjuajtjet e lira – 6
Përqindja e saktësisë: 17.14 %
4. Nabil Fekir – Lyon
Gola nga gjuajtjet e lira – 6
Përqindja e saktësisë: 14.63 %
5. Coutinho – Liverpool dhe Barcelona
Gola nga gjuajtjet e lira – 5
Përqindja e saktësisë: 26.32 %
=7. Antoine Griezmann – Atletico Madrid
Gola nga gjuajtjet e lira – 5
Përqindja e saktësisë: 17.86 %
=7. Angel Di Maria – PSG
Gola nga gjuajtjet e lira – 5
Përqindja e saktësisë: 17.86 %
8: Dries Mertens – Napoli
Gola nga gjuajtjet e lira – 5
Përqindja e saktësisë: 14.71 %
9: Simone Verdi – Napoli dhe Bologna
Gola nga gjuajtjet e lira – 5
Përqindja e saktësisë: 12.82 %
10: Aleksandar Kolarov – Roma dhe Manchester City
Gola nga gjuajtjet e lira – 5
Përqindja e saktësisë: 12.20 për qind.