Ndarjet janë të vështira për të gjithë, por sidomos për ata që ndahen sepse janë shumë xhelozë.

Një 50-vjeçar në Meksikë e la gruaja pas 14 vitesh, sepse ai e kishte tepruar në shumë raste me xhelozinë.


Aq sa ndarja përfundoi me një urdhër gj*ykate që e detyronte burrin të mos i afrohej gruas apo shtëpisë së saj, ose do të futej në b*urg.

Gruaja vazhdoi jetën, por një ditë dëgjoi disa zhurma pranë shtëpisë. Mendoi se ishin kafshë, por zhurmat vazhduan edhe në ditët e ardhshme. Kur zhurmat u bënë të d*yshimta, ajo shkoi të shohë, dhe vuri re një gropë, rroba të hedhura jashtë dhe shishe me ujë.

Ish burri i saj xheloz kishte hapur një gropë pranë oborrit, që ta përgjonte pa rënë në sy, pa u prekur nga ligji. Por kishte ngecur brenda, pa mundur të lëvizte, për më shumë se 24 orë. Mjekët e gjetën në gjendje të dehidratuar dhe e dërguan menjëherë në s*pital.


Previous Next