Sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rrëfimi i një 35-vjeçari i cili prej një viti nuk ka asnjë kontakt me vajzën e tij. Ishte viti 2010 kur Edmondi dhe ish-gruaja vendosën të martoheshin.
Të rinjtë u njohën fillimisht në rrjetet sociale.
Më pas ata u frekuentuan nga afër dhe qëndruan për gati një vit e gjysmë në lidhje. Pas martesës çifti qëndroi në shtëpinë e prindërve të 35-vjeçarit, të cilët ishin shprehur kundër martesës për shkak se ajo që do të bëhej nusja e djalit të tyre kishte qenë e martuar më parë.
Martesa zgjati 8 vjet por përgjatë këtyre viteve 35-vjeçari thotë se është përballur me situata të vështira. Fëmija i parë pasi erdhi në jetë iku prej saj pas 10 ditësh pasi kishte lindur me probleme të mëdha.
H.umbja shkaktoi probleme tek çifti. Megjithatë ata arritën ta kalonin këtë periudhë të vështirë dhe në 2014 sollën në jete një tjetër fëmijë. Në vitin 2017, 35-vjeçari pati një konf. likt me fqinjin dhe ai u d ënua 4 muaj me b.urg. Kjo ka qenë periudha më e vështirë për të. 35-vjeçari tregon se gjatë qëndrimit në b.urg filloi të dyshonte se bashkëshortja kishte dikë tjetër. Ndaj ai i tha se kur te dilte nga bu.rgu ajo duhet te largohej. Por bashkëshortja nuk priti të përballej. Sipas Edmondit ajo iku dhe fëmijën e la tek prindërit e saj. 35-vjeçari pasi doli nga bu.rgu e takonte vajzën e tij normalisht. Çifti iu drejtua edhe gjy.katës dhe bëri di.vorcin.
Gruaja mori vazjën në kujdestari, por situata filloi të ndryshonte.
“Vetëm 4-5 muaj i kam paguar pensionin ushqimor pasi kam qenë në vë.shtirësi ekonomike”, thotë Edmondi. Por nga na tjetër ai kërkon të takojë vajzën e tij të cilën nuk e sheh prej datës 30 qershor të 2018. Ish-bashkëshortja ka mbyllur çdo komunikim me të e të njëjtën gjë ka bërë dhe familja e saj.
“Më ka marrë malli shumë për vajzën. Nuk fle gjumë ditë e natë. Absolutisht fare, asnjë komunikim me vajzën. Di vetëm që janë në shtetin grek por asgjë tjetër. Dua të kem komunikim e ta takoj jo të marr kujdestarinë. Vajza le të rri me nënën”, tha Edmondi.
Me gjithë këmbënguljen e stafit të emisionit “Me zemër të hapur”, ish-gruaja e tij nuk pranoi të kishte një përballje, por përballja erdhi nga ish-vjehrri. Ai aku.zoi ish-dhëndrin për sjellje të papërshtatshme duke e parë ndarjen e vajzës si një çlirim.
“Që nga dita që u lidh deri kur u nda, shyqyr që erdhi ajo ditë, unë nuk kam ndenjur një natë i qetë. Babai i tij, kur shkuam u prezantuam më tha që unë s’kam djalë për të martuar, sepse ai nuk është për familje. Mjerë ajo vajzë, mbesa ime që e ka baba.
Kur e ka marrë psikologia në pyetje i ka thënë që nuk e dua babin, pse i ka thënë ajo, sepse sh.an gjyshin dhe nënën nga r.obt. Nuk ka va.jtur për rr.ahje në bu.rg por për vjedhje”, tha vjehrri. Leonardi tha se do të paguante për vajzën çdo muaj rregullisht vetëm që të takonte vajzën e tij.