Barcelona e ka fituar me rezultat bindës 3:0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mundur në ‘Camp Nou’ skuadrën e Liverpoolit të mërkurën mbrëma.

Kjo përballje interesante ka vënë përballë Lionel Messin dhe mbrojtësin holandez, Virgil van Dijk.


Ky i fundit, duke e ditur madhështinë e argjentinasit, provoi të gjitha mënyrat për ta ndalur pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Në një moment, në një duel një për një me Messin, Van Dijk kërkoi ndihmën e bashkëlojtarëve, për t’iu kundërvënë yllit të Barcelonës.



Previous Next