Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka këmbëngulur se është ndarë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij përkundër humbjes së thellë 3:0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre.


Messi me golat e tij të 599-të dhe 600-të në karrierë, si dhe Luis Suarez me një gol ia siguruan Barcelonës një fitore shumë të madhe ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Camp Nou, që i jep gjigantit të La Ligës një epërsi tejet komanduese para ndeshjes kthimit pas një jave.

Klopp tha pas ndeshjes së skuadra e tij duhet ta pranojë këtë humbje, sepse Barcelona tregoi përvojë më të madhe.

“Kështu e ka futbolli. Më rëndësi është të shënosh gola, dhe ata i shënuan tri e ne asnjë. Paraqitja jonë ishte shumë e mirë, djelmoshat bënë një lojë shumë të mirë”, tha Klopp.

Ai tani dëshiron të përqendrohet në ndeshjen e së shtunës ndaj Newcastle United, në luftë për titull në Premierligë.

“Ta tejkalojmë këtë dhe të shkojmë në Newcastle dhe të mësojmë nga kjo”, shtoi ai.


Previous Next