Jurgen Klopp ka deklaruar se skuadra e tij nuk është duke menduar fare për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës.
Trajneri gjerman ka thënë se e tërë vëmendja është për ndeshjen e nesërme ndaj Newcastle.
Sipas Klopp, e tërë bota ka lavdëruar lojën e Liverpoolit ndaj Barcelonës, por që rezultati ishte çështje e mungesës së fatit.
Megjithatë, sipas Klopp nëse dikush është i gatshëm të bëjë çmendurira në futboll, Liverpool është skuadra e parë.
“Jemi të fokusuar 100% për ndeshjen ndaj Newcastle. Askush s’ka biseduar më parë humbjen 3-0, jo së paku deri të martën.
E tëra bota na komplimentoi për ndeshjen, por rezultati ishte mungesë fati.
Megjithatë, nëse dikush mund të bëjë çmendurira në futboll, Liverpool është skuadra e parë për këtë” ka thënë Klopp.