Disa persona janë arrestuar gjatë një h*etimi p*olicor nën d*yshimet për kurdisje të ndeshjeve në tri ligat kryesore të futbollit në Spanjë, përfshirë ish-futbollistë dhe figurat të larta të klubeve.


P*olicia Kombëtare e Spanjës ka thënë të martën se i ka kryer nëntë b*astisje nëpër gjithë vendin në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve, pastrimin e parave dhe grupet k*riminale.

“Presim t’i bëjmë 11 a*rrestime, në mesin e tyre lojtarë dhe ish-lojtarë të ligës elitare, lojtarë të ligës së nivelit të dytë dhe trajnerë dhe presidentë klubesh”, ka thënë p*olicia në një komunikatë për media.

“Përmes operacionit kemi zbuluar se ata që janë nën h*etime kishin bërë marrëveshje me lojtarë të ndryshëm për t’i kurdisur të paktën tri ndeshje në divizionin e parë, dytë dhe tretë”, thuhet tutje në komunikatën e p*olicisë.

Mediat spanjolle raportuan se në mesin e të a*rrestuarve janë ish-lojtari i real Madridit dhe Spanjës, Raul Bravo, presidenti i Huescas, Agustin Lasaosa, dhe disa persona të tjerë të lidhur me klubin.

La liga e ka lartësuar operacionin e p*olicisë duke e quajtur atë dëshmi se masat kundër kurdisjeve të ndeshjeve, të vendosura para pesë vjetëve, po funksionojnë.


Previous Next