Sonte me fillim prej orës 21-00, në stadiumin “Camp Nou” takohen dy skaudrat më të forta të Evropës, Barcelona e pret finalistin e vitit të kaluar Liverpool.

Kjo ndeshje po shihet si finale para finales pasi që në të dyja skuadrat luajnë lojtarët e nivelit më të lartë.


Kur jemi tek lojtarët, ylli i Barcelonës Osmane Dembele, 4 vite me parë kishte shkruar në rrjetin social Twitter, që idoli i tij është anëtari i Liverpool, Sadio Mane.

Sonte Dembele për herë të parë do të takohet me idolin e tij, futbollistin senegalez, i cili po kalon në një formë të jashtëzakonshme.


Previous Next