Kosova me 7 qershor luan kundër Malit të Zi në Podgoricë dhe tri ditë më vonë udhëton në Sofje për tu ndeshur me Bullgarinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Trajneri Bernard Challandes ka pasur probleme në mesfushë për shkak të lëndimeve, por tash i shtohet edhe një mungesë e madhe.


Indeksonline mëson se Amir Rrahmani do të jetë në dyshim për dy ndeshjet e qershorit.

Mbrojtësi nga Prishtina ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit për Dinamo Zagreb dhe do të ketë kontrolle të më tutjeshme për të parë a është i gatshëm për Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Rrahmani ka qenë njëri nga futbollistët më të aktivizuar te Kosova duke qenë i pa konkurrent në pozitën e tij.

Vendin e tij në qendër të mbrojtjes mund ta zë Mirlind Kryeziu.


Previous Next