“Kam filluar të lexoj shumë më tepër kohët e fundit, pa u shq etësuar për pluhurin në rafte. Ulem në oborr dhe admiroj peisazhin, pa menduar për barërat e këqija që rriten në kopsht. Kam kaluar më shumë kohë në familje sesa në punë.
Në jetë duhet të gëzohesh, jo të durosh. Tani unë përpiqem të rrok të gjitha momentet dhe të kënaqem prej tyre.
Nuk “kursej” më asgjë. Ha në enët “e banketit” dhe pij nga gotat e kristalit. Tani unë jam e lumtur jo vetëm kur h.umbas një kile, por edhe kur e shtoj. Ndihem krenare kur lavamani im ka një të bardhë të ndritshme. Nuk i mbaj më parfumet e mia të preferuara për raste të veçanta. I përdor ato edhe kur shkoj në dyqan apo bankë. Fjalët “herët a vonë”, apo “më vonë”, janë zh.dukur nga fjalori im. Çdo gjë duhet parë, dëgjuar, prekur tani.
U telefonoj bijve dhe miqve pothuaj përditë, dhe shijoj çdo moment të vetëm kur dëgjoj zërat e tyre. Nuk arrij të kuptoj pse nuk i kam bërë këto gjëra të vogla deri tani. Nuk e di pse, por më mungojnë këto kënaqësi të vogla të jetës.
Tani më vjen keq që nuk kam shkruar në kohën e duhur, disa letra që duhej të shkruheshin. Më vjen keq që nuk kam kaluar kohë me prindërit dhe bashkëshortin tim, dhe sidomos nuk u kam thënë shpesh se sa shumë i kam dashur ata.
Duke ditur se e kam kohën të kufizuar, nuk hezitoj të bëj diçka që mendoj se është e nevojshme. Çdo ditë kur i hap sytë, them me vete se kjo ditë do të jetë e veçantë. Tani e di më shumë se kurrë se çdo minutë dhe çdo frymë është një dhuratë.
Po, jeta nuk mund të jetë një festë e vazhdueshme, por për sa kohë që jemi këtu dhe jemi gjallë, ne duhet të kërcejmë”.