Skuadra e Manchester City duket se ka marrë një vendim të befasishëm rreth afatit të ardhshëm kalimtarë.
Trajneri i ‘Citizens’ duket se ka vendosur që t’i besojë edhe për një sezon francezit Benjamin Mendy, i cili ka vuajtur shumë me lëndimet.
Kështu, trajneri spanjoll nuk do të kërkojë blerjen e ndonjë mbrojtësi tjetër të majtë, për t’i dhënë shansin e fundit Mendy.
‘Goal’ mëson se përkundër interesimit të mëparshëm në Ben Chilwell, liderët e Premierligës do të fokusohen në pjesët tjera të skuadrës, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se mbrojtësi francez do të luftojë në balotazhin me Oleksandr Zinchenko për krahun e majtë të mbrojtjes.
Sipas të gjitha gjasave, do të jetë Fabian Delph ai i cili do ta lë skuadrën në fund të këtij sezoni.