Krerët e institucioneve, Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK’së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani, sot u përballën me një situatë jo fort të këndshme, kur një nga ish-të mbijetuarit e m*asaakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim, raporton T7.


Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së, iu drejtua disa të mbijetuarve të m*asaakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur t*radhtar.

“Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë t*radhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam t*radhtar, unë jam l*uftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i b*urgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi, ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin, madje me f*orcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.

“Ka kush vendos rend këtu, nëse nuk tërhiqesh me f*orcë të largoj, hiqe këndej qiteni jashtë”, tha ai.

E duke u larguar nga ambientet e b*urguut të Dubravës, Kabashi i shoqëruar nga p*olicët me zë të lartë thoshte se “ju na keni bërë më zi se serbët”.

“Unë ha shqip, ju na keni bë ma zi se shkijet”, tha Kabashi.

VIDEO 1

VIDEO 2:



Previous Next