Çmenduria e UEFA-s, duke e çuar finalen e Europa League në Azerbajxhan, tashmë u ka kushtuar rëndë shumë tifozëve të Arsenalit dhe Chelseat, që nuk do të shkojnë dot në Baku për arsye të ndryshme. Megjithatë, nuk janë vetëm tifozët të penalizuar,


sepse edhe Arsenali humbet një ndër yjet e vet, mesfushorin armen Henrikh Mkhitaryan.

Ky i fundit nuk do të udhëtojë me Topçinjtë për në Baku, për shkak të krizës politike mes Azerbajxhanit e Armenisë, me Arsenalin dhe lojtarin që e kanë gjykuar tepër të rrezikshëm udhëtimin në një vend armik me Armeninë.

Vetë Mkhitaryan ka postuar një mesazh të shkurtër në Twitter, duke evituar polemikat: "Është një nga ato ndeshje që nuk e luan shpesh në jetë dhe më duhet ta pranoj, është shumë e dhimbshme të mos e luash. Gjithsesi, do të bëj tifozllëk për shokët e skuadrës! Le ta sjellim në shtëpi!".


Previous Next