Është gjithmonë në rritje tensioni dhe ankthi për finale e Champions League, në program për të shtunën e datës 1 qershor, në orën 21:00 në stadiumin “Wanda Metropolitano” të Madridit.
Një trofe që do të diskutohet mes Liverpool dhe Tottenham, të cilat në gjysmëfinale kanë eliminuar me përmbysje në mënyrë respektive Barcelonën dhe Ajax.
Pas fitores së UEFA Europa League nga Chelsea, sfida e të shtunës do të dërgojë në Angli një tjetër trofe kontinentar, atë më të rëndësishmin, në një sezon të dominuar nga ekipet angleze.
Ndërkohë nisin të publikohen edhe parashikimet e para për sfidën e shumëpritur. Nëpërmejt kanaleve zyrtare të saj, Uefa Champions League ka menduar të publikojë parashikimin e bërë nga Ronaldo “Fenomeni”.
Legjenda braziliane, që gjatë karrierës si futbollist bëri bujë te PSV, Barcelona, Inter, Milan e Real Madrid, tashmë në rolin e presidentit të skuadrës spanjolle të Valladolid në La Liga ka votuar për fitoren e Liverpool me rezultatin 3-1.