Mohamed Salah është shndërruar në objekt talljeje pas përfundimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Liverpoolit.
Barça shënoi fitore bindëse 3-0 ndaj ‘Të Kuqëve’, që fare lehtë mund të shënonin së paku një gol nëse ylli egjiptian nuk do dështonte nga një pozitë e volitshme.
Salah, i cili sezonin e kaluar krahasohej me Messin e Ronaldon, ka dështuar të shënojë edhe pse ishte vetëm pak metra larg portës, ani pse Ter Stegen nuk ishte në vendin e tij.
27-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë aktualisht, megjithatë rasti i humbur në ”Camp Nou” e ka shndërruar atë në objekt talljeje nga tifozët e futbollit.
Më poshtë mund ta shihni momentin e dështimit të Salah, i cili pati një përformancë të mirë por që nuk realizoi dot.
SALAH WHAT A MISS 💀💀💀 pic.twitter.com/zvRRjntkoq
— Andres (@otfbravo) May 1, 2019