Tifozi i Liverpoolit, Ukë Krasniqi, që nga viti 2003 nuk ka prerë flokët e tij.

Asokohe, tifozi i ‘The Reds’, vendosi që gjersa Liverpooli të mos e fitojë titullin e Premierligës angleze, ai nuk do qeth kokën, shkruan Indeksonline.


Premtimin e ka mbajtur që 16 vjet, dhe këtë edicion është duke shpresuar që skuadra Jurgen Klopp të shpallet kampion.

Hera e fundit kur Liverpooli u shpallë kampion në Angli ishte viti 1990 ndërsa Krasniqi këtë vendim për të mos prerë flokët e kishte marrë spontanisht në vitin 2003.


Previous Next