Disa kohë më parë mediet spanjolle raporton se Barcelona është e interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Sipas Mundo Deportivo, francezi 24 vjeçar konsiderohet si një alternativë para sulmuesit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann, përcjell ‘lajmi.net’.


Në ditët e fundit, mediet thonë se Barcelona ka hequr dorë nga Griezmann, sepse një pjesë e lojtarëve në zhveshtore nuk dëshirojnë transferimin e tij.

Spekulimet janë rritur edhe më shumë kur Lacazette është parë në Barcelonë, me pretendimet se është takuar me drejtues të klubit katalan.

Te Barcelona besojnë se francezi do të ishte një zëvendësues ideal për Suarezin, i cili është 32 vjeçar.

Lacazette këtë sezon shënoi 18 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin.



Previous Next