Antoine Griezmann përfundimisht mund të kompletojë transferimin e tij në Barcelonë javën e ardhshme, kur vlera e lirimit të tij do të ulet.

Sulmuesi i Atletico Madrid njoftoi në maj se do të largohet nga klubi në verë, por deri më tani nuk ka pasur konfirmim të mëtejshëm për destinacionin e ardhshëm.


Kjo mund është gati të ndryshojë, sipas Telegraph, që pretendon se lëvizja e tij në ‘Camp Nou’ mund të finalizohet të hënën e ardhshme.

Kjo për shkak të uljes së vlerës së kartonit të tij në këtë datë. Aktualisht, francezi ka klauzolë 178 milionë funte, ndërsa do ulet në 107 sosh.

Në këtë pikë Barcelona do të arrijë të sigurojë objektivin numër 1 këtë verë.

Pavarësisht zërave për një rikthim të Neymar, Barca është e vendosur ta sjellë në Kataloni Antoine Griezmann.


Previous Next