Sarri do të tentojë ta bindë Ronaldon që nga sezoni 2019/20, të luajë si sulmues qendror, e jo anësor.

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka vizituar Cristiano Ronaldon në pushime për të diskutuar për rolin e ri të qendërsulmuesit për CR7, që tashmë gazetat kanë nisur ta quajnë CR9.


“La Stampa”, “Corriere della Sera”, “Gazzetta dello Sport” dhe shumë të tjera janë duke raportuar se drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici ka udhëtuar bashkë me Sarrin për në Cote d’Azur të premten dhe janë takuar me Ronaldon në jahtin e tij privat.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat tashmë ka thënë se dëshiron ta ndihmojë Ronaldon që të thyejë rekorde dhe objektivi është rekordi i vendosur në Serie A nga Gonzalo Higuain te Napoli me Sarrin, që ka realizuar 36 gola.

Sarri ka bërë të qartë se preferon të luajë me 4-3-3, por edhe me skemën 4-3-1-2, duke e përdorur 34-vjeçarin si sulmues qendror.

Në sezonin debutues me Juventusin, Ronaldo shënoi 28 gola në 43 paraqitje – hera e parë pas nëntë viteve që nuk arrin kuotën 30 e më shumë gola.

Për 9-të sezone në Madrid, Ronaldo ka shënuar gjithmonë 30 e më shumë gola, rekordin e mban në sezonin 2014/15, 61 gola.



Previous Next