Jose Mourinho ende beson se një finale e Ligës së Kampionëve mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos është e mundshme.

Barcelona dhe Juventus kanë qenë në mesin e favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, por janë eliminuar nga Liverpool, respektivisht Ajax.


Trajneri portugez mendon se pavarësisht nga vitet e tyre, ata ende po luajnë në nivele të larta dhe në të ardhmen mund të takohen në finale të Ligës së Kampionëve, para se të pensionohen nga futbolli.

“Para se gjithash mendoj se është një zhgënjim për të gjithë ata që e duan futbolli që të mos kenë pasur një finale të Ligës së Kampionëve mes Messit dhe Ronaldos”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ishte pothuajse e mundshme shumë herë, por kurrë nuk ndodhi. Gjithmonë kam menduar se do të ishte një padrejtësi e madhe për ta, në kuptimin që çdo gjë do të përqendrohej në ata, dhe njëri do të dilte duke e mbajtur trofeun për veshët e mëdhenj dhe tjetri do të dilte me kokën poshtë”.

“Gjithmonë kam menduar se do të ishte një padrejtësi e madhe të kemi një duel mes titanëve, të dy lojtarëve më të mirë në botë në dekadën e fundit, me njërin prej tyre që do të përkulej në peshën e humbjes”.

“Kjo ndoshta është arsyeja e mirë pse kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë”.

“A mund të ndodhë kjo? Mund të ndodh. Ata janë të dy në klube që duan të fitojnë”.



Previous Next