Duhet të ketë qenë ndjenjë ngazëllyese të jesh fans i Liverpoolit edicionin e kaluar.
“Të Kuqtë” nuk e fituan titullin në kampionat, por ata u shpallën kampionë të Evropës për të gjashtën herë, pasi mposhtën Tottenhamin në finale.
Djelmoshat e Jurgen Kloppat dhuruan një rikthim sensacional në gjysmëfinale, kur u rikthyen prej një deficiti 3-0 nga përballja e parë kundër Barcelonës, për ta fituar ndeshjen e dytë me rezultat 4-0.
Më shumë se 750,000 fansa morën pjesë në paradën me autobus pa çati pas triumfit, duke krijuar skena të jashtëzakonshme në “Merseyside”.
Por vetëm imagjinoni si mund të jenë ndjerë fansat e Evertonit atë fundjavë.
Ata sigurisht se kanë mbyllur perdet, dyert e shtëpisë dhe nuk janë larguar nga pronat e tyre tërë fundjavën, derisa fansat e Liverpoolit e pikturuan me të kuqe qytetin.
Ka kaluar gati një muaj që prej triumfit të “Të Kuqve” dhe fansat e Evertonit janë të lirë të dalin nga shtëpitë përsëri.
Por atyre ende po u rikujtohet çdo ditë për triumfin e skuadrës rivale kudo që po shkojnë.
Dhe këtu përfshihen edhe aktivitetet e zakonshme ditore, si përshembull tërheqja e parave nga bankomati.
Një fans i Evertonit postoi foto të një kartmonedhe 20 paundësh, ku ishte shkruar në gojën e mbretëreshës fjala: “6 herë,” duke iu referuar gjashtë trofeve të Liverpoolit në Champions League.
Në postimin e fansit të Evertonit shkruhet: “Nuk mund t’i shpëtojmë m** të ‘Të Kuqve’.”