Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, se atij i është ofruar detyra e trajnerit të ekipit kombëtar të Spanjës.

Kjo gjë ka ndodhur kur Luis Enrique dha dorëheqjen nga detyra e trajnerit dy javë më parë.


Në një deklaratë për mediat, Guardiola tha: “Kurrë nuk më është ofruar detyra e trajnerit të ekipit kombëtar të Spanjës.

Ajo që ka thënë kryeministri spanjoll është një gënjeshtër”.

Guardiola është prej tri sezonesh trajner i Manchester City në Premier League, ekip me të cilin ka ende edhe dy vite kontratë. Këtë verë u përfol se Pep do të drejtojë Juventusin, por ai përgënjeshtroi gjithçka.


Previous Next