Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë një lajm të madh për skuadrën e tij para finales së madhe të Champions Leagues.

Strategu gjerman ka thënë se Roberto Firmino është rikthyer nga dëmtimi dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur në “Wanda Metropolitano”.


“Po, ai është gati për të luajtur”, tha Klopp por pa zbuluar nëse braziliani do të aktivizohet si titullar.

Kujtojmë që sulmuesi braziliani prej kohësh ka vuajtur nga një lëndim muskulor dhe i ka humbur disa nga ndeshjet e fundit të Liverpoolit.


Previous Next