Benfica ka dërguar ofertë prej 18 milionë euro në drejtim të Werder Bremen për t’i sigurar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës, Milot Rashica, gjithnjë sipas BILD, transmeton Insporti. Rashica i cili mbylli sezonin në formë të jashtëzakonshme është bërë synim i shumë skuadrave evropiane.
Sipas gazetës gjermane “BILD” Benfica ka dërguar një ofertë prej 18 milionë Euro për Rashicën. Por, kjo ofertë është refuzuar nga klubi gjerman pasi 22 vjeçari nuk është në shitje, githnjë sipas “BILD”.
Si për ta bërë edhe më të besueshme ofertën e Benfikës për Rashicën, është edhe një artikull i publikuar sot nga gazeta më e madhe sportive në Portugali, A Bola.
A Bola shkruan po ashtu se oferta e Benfikës për sulmuesin e kombëtares së Kosovës është refuzuar dhe se Werder nuk ka pranuar ta largojë 22-vjeçarin nga skuadra.
Rashica ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në stinorin e tij të fundit me Werder Bremen. Ai është reprezentues i Kosovës prej tre vitesh, me të cilën ka regjistruar 22 paraqitje në nivel ndërkombëtar.