Paris Saint Germian nuk janë duke e kaluar aspak një moment pozitiv.

Skuadra kampione e Francës, rrezikon të humbas yjet kryesor të skuadrës.

Pas kërkesës së vazhdueshme të Neymar për t’u larguar nga Franca për t’u kthyer te Barcelona, rrugën e tij mund ta ndjekë edhe ylli tjetër i skuadrës, Kylian Mbappe.


Sikurse shkruan prestigjiozja spanjolle, Marca, kampioni i botës nuk dëshiron të zgjatë kontratën me PSG-në, me aktualen që i përfundon në vitin 2022.

Edhe pse drejtuesit e PSG duan ta blindojnë talentin 20-vjeçar për të larguar klubet e mëdha që interesohen për të, pozicioni i tij është shumë i lëkundur.

Mos gatishmërinë e Mbappe për të nënshkruar kontratë të re me PSG-në, mund ta shfrytëzoi Real Madrid, që janë të interesuar për yllin francez.


Previous Next