Lionel Messi ka pranuar se nuk është i sigurt nëse do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës ‘Katari 2022’.

Ylli i Barcelonës në kohën kur do të fillojë Kupa e Botës në Katar do të jetë 34 vjeçar, në një moshë që ai nuk e di nëse do të mund të ndihmojë Argjentinën.


Messi gjatë karrierës së tij ka arritur të fitojë shumë tituj si në asketin individual e po ashtu edhe me Barcelonën, por vazhdon të ëndërroj një titull me ekipin kombëtar të Argjentinës.

“Dua të përfundoj karrierën time pasi të kam fituar diçka me ekipin kombëtar argjentinas, duke provuar sa më shumë që mundem”.

“Nuk dua të largohem me ndjenjën që nuk ka ndodhur dhe i lash mundësitë të më ikin”.

“Nuk e di nëse do të arrij Kupën e Botës në Katar. Zoti do të vendos nëse do të më jepet mundësia të luajë apo jo”.

“Sot ndihem mirë, shumë mirë fizikisht, por jam gati 32 vjeçar dhe nuk e di si do të shkojë”.



Previous Next