Amir Rrahmani është afër kalimit te gjiganti belg, Standard Liege.
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, është pranë bërjes së një hapi të madh në karrierën e tij.
Pas disa viteve të kaluara te Dinamo Zagreb në Kroaci, Rrahmani është rrugës së mirë për t’u transferuar në Belgjikë, te skuadra e Standard Liege.
Standard de Liege, që sipas ‘Le Soir’ ka arritur tashmë marrëveshje me Dinamo Zagrebin për transferimin e Rrahmanit në skuadrën e tyre, përcjell ‘lajmi.net’.
Rrahmani te Standard de Liege pritet ta gjejë futbollistin tjetër të Kosovës, Mërgim Vojvoda që së fundi u transferua aty.



